Altin Lala për Bild, të tmerruar për vdekje

Ish kapiteni legjendar i Hanoverit, tregon tmerrin që ai dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar përjetuan

Ngjarjet e paprecedent në sfidën eliminatore Serbi – Shqipëria vazhdojnë të jenë në qendër të vemendjes së mediave kryesore në Europë. Prestigjozja gjermane Bild, duke e qenë e paanshme në trajtminin e cështjes, ka ofruar për lexuesit e saj deklaratat e futbollistëve apo ish-futbollistë të Bundesligës, shqiptarë apo serbë, për episodet e dhunës të stadiumit të Beogradit, që nuk kishin të bënin aspak me anën sportive.

Në prononcimin e tij mbrojtësi i Frieburgut Mitrovic këmbëngul se nuk kishte ndërmend ta zhubroste flamurin ku shfaqej harta e Shqipërisë Etnike, thjesht dëshironte t’ua dorëzonte zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa Altin Lala, ish kapiteni legjendar i Hanoverit, tregon tmerrin që ai dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar përjetuan në stadiumin e ferrit.

“Ishim të tmerruar për vdekje. Para shumë fat që nuk më ndodhi gjë. Një urrejtje të tillë nuk e kam përjetuar kurrë. Edhe forcat e sigurisë, që kanë për detyrë të mbajnë rregull, na goditën. Në tunel kam parë oficerët e policisë që godisnin lojtarët tanë.”

Ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” sjell deklaratën e Edmond Kapllanit, që aktivizohet me FSV Frankfurt. Sipas 32 vjercarit, “kuqezinjtë u goditën me mjete të forta dhe shishe. Ishte një eksperiencë e hidhur të cilën nuk dëshiron ta përjetojë në të ardhmen./sp/

Lajme të ngjashme

Back to top button