Policia serbe kontrolloi të gjitha çantat e lojtarëve (Foto)

Policët serbë kanë kontrolluar një nga një çantat e lojtarëve dhe stafit të Kombëtares sonë. Mirëpo, duket se një gjë e tillë nuk është normale dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë.

Të gjithë e dimë incidentin që ndodhi në ndeshjen e djeshme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, incident ky që u shkaktur nga tifozët e skuadrës vendase, transmeton Lajmi.net

Në momentin kur lojtarët e Kombëtares sonë u futën në zhveshtore për të lëshuar më pas stadiumin e Partizanit, ishin duke u kontrolluar nga policia serbe.

Për më shumë, policia serbe ka kontrolluar të gjitha çantat të lojtarëve dhe stafit të Kombëtares sonë. Një gjë e tillë nuk është normale në botën e futbollit, pasi këta nuk janë luftëtar që me vete kanë marrë dhe armatime.

Policia serbe kontrolloi të gjitha çantat e lojtarëve2

Policia serbe kontrolloi të gjitha çantat e lojtarëve1

Lajme të ngjashme

Back to top button