“Shqiponja të vjen nga lartë nëse i mbyll dyert”, befasi e këndshme për fansat tetovar

“Shqiponja të vjen nga lartë nëse i mbyll dyert”, “serbet mbesin huligan të sportit”, “ta nuk kanë ndryshuar aspak”, janë komentet që shoqërojnë edhe ditën e sotme në ambientet të ndryshme mes fansave tetovarë të kombëtares shqiptare.

Rikthimi në lojë e kombëtares shqiptare kundër Serbis, pas dy rasteve ideale për të shënuar gol të Mavrajs dhe Kapitenit Lorik Cana ngritën atmosferën e fansave tetovar që ishin grumbulluar në qendër ët qytetit për të parë kombëtare. Befasia e lëshimit të flamurit kombëtarë, ishe një befasi e këndshme që u shoqërua me ovacione.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndodhitë e mbrëmshme mbete top temë e ditës së sotme në çdo ambient.

Qytetarët tetovar shpalojnë emocionet dhe brengosjen që patën pas vërshimit të tifozëve serb në stadium. Disa thonë se serbët nuk kanë ndryshuar aspak dhe janë të njohur prej kohësh për vandalizmin e tyre nëpër stadium të tjerë thonë se nuk ishte flamuri ai që provokoi incidentin sepse gjithçka u pa që në fillim kur mijëra tifoz fishkëllenin gjatë himnit kombëtar shqiptar.

Isen Sadiku, thotë se që në fillim të lojës veçanërisht pas rasteve ideale për të shënuar gol nga kombëtarja shqiptare u bë e qartë se loja nuk do të shkonte deri në fund. “Tifozët serb nuk ishin të gatshëm të pranonin ndonjë rezultat negative për kombëtaren e tyre në mes Beogradit”, thotë Iseni.

Një fans tjetër Blerim Imeri, që kaloi mbrëmjen në qendër të Tetovës, thotë se serbet janë të njohur për huliganizmin e tyre në terrene sportive, kësaj radhe thotë ai patën të bëjnë me shqiptarët që i tërboi edhe më shumë.

Përkundër një nate që shtoi frikën e fansave për djemtë e kombëtares, Imes Saliu, shpreson në një bilanc pozitiv të kësja ndeshje mjaft sfiduese për kombëtaren ton duke u shpërblyer me tre pikë shumë të rëndësishme.

Fansat tetovar thonë se nuk ka fajtor të dytë për ndërprerjen e ndeshjes sepse referi ishte gati për të ndaluar atë pas hedhjes së vazhdueshme fishekzjarrëve dhe sendeve të tjera në fushë. Lëshimi I flamurit me hartën e Shqipërisë etnike, thonë ata nuk është provokim që do të ishte arsye për të ndaluar ndeshjen sepse zjarri i një ndeshje që dukej se nuk do të përfundonte u ndez që më parë.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button