Debat në Komisionin e Ligjeve, Ligji për lustrim i pasaktë dhe i paqartë

Komisioni i ligjeve sot ka debatuar në lidhje me kërkesën e deputetit të LSDM-së, Jani Makraduli për interpretimin autentik të Ligjit për verifikimin e fakteve dhe e ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Kërkesa e deputetit të opozitës kishte të bënte me interpretimin e Ligjit në pjesën që sanksionon lustrimin e urdhërdhënësve. Në fakt, kërkesa kishte për qëllim  që të definojë nëse në rrethin e personave që prek Ligji për Verifikimin e Fakteve bën pjesë edhe urdhërdhënësi  i vendimeve për ndjekjen dhe spiunimin e personave të caktuar.

Gjatë debatit është konstatuar se Ligji është i pasaktë dhe se ka paqartësi. Madje, ky konstatim është pranuar edhe nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bllagorodna Duliq.

“Sipas mendimit tim, Ligji është hartuar në mënyrë amatore, ndërsa ne si Komision i Ligjeve, nuk i kemi kushtuar shumë rëndësi tekniciteteve, gjatë zbatimit të tij dhe për këtë ndjehem fajtore edhe unë. Është e saktë që Ligji ka paqartësi dhe pasaktësi. Teksti është ky që është, por megjithatë Ligji është ligj për t’u interpretuar dhe jo për t’u lexuar”  citohet të ketë thënë Duliq.

Ajo megjithatë  mbrojtur qëndrimin se megjithatë në Ligj është saktësuar se urdhërdhënësi, si person zyrtar duhet të jetë objekt i procesit të  lustrimit duke e arsyetuar këtë qëndrim me frymën  eLigjit, i cili sipas saj duhet të lexohet dhe të interpretohet në tërësi dhe jo nëpërmjet akteve të veçanta.

Ligji duhej të ishte më i qartë, por në praktikë ai në vazhdimësi interpretohet  nga institucionet që e zbatojnë. Në fakultet profesori na mësonte që asnjëherë të mos mendojmë që ta mësojmë Ligjin për mendsh, por nëpërmjet aplikimit ta rilexojmë. Na thoshte që Ligjet dhe  këmbët e grave gjithmonë duhet të shikohen”, citohet të ketë thënë Blagorodna Duliq, kryetare e Komisionit të Ligjeve.

Por, anëtarët e opozitës në këtë Komision kanë theksuar se Ligji është i pasaktë dhe i paqartë dhe si i tillë është intepretuar në mënyra të ndryshme dhe ka shërbyer për lustrimin vetëm të një grupi individësh.

 “Që kur e sollëm versionin e parë të Ligjit  tërhoqëm vërejtjen se do të jetë e tmerrshme nëse Ligji do të shfrytëzohet si shpatë për larjen e llogarive me kundërshtarët politikë. Ligji sot është mjet i tmerrshëm në duart e disa njerëzve, të cilët e keqpërdorin. Lustrimi nënkupton ndriçimin e periudhave të së shkuarës, nëpërmjet argumenteve dhe fakteve. Cila është fryma e tanishme e Ligjit, kur po lustrohen njerëz që tanimë kanë ndërruar jetë”, është shprehur Cveetanka Ivanova nga LSDM.

Ajo kundërshtoi pretendimin e Kryetares së Komisionit të Ligjeve, se Komisioni për Verifikimin e Fakteve nuk është objekt i këtij diskutimi, duke akuzuar njëkohësisht se Ligji është bërë mjet i qeverisë, nëpërmjet të të cilit kryetari i Komisionit “pret kokat e kundërshtarëve politikë”

Lajme të ngjashme

Back to top button