Ramushi në mes të Hoxhallarëve

Gjatë prezantimit të kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq, kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj është fotografuar me hoxhallarë dhe iu ka shtruar iftar.

Në fotografi shihet Ramush Haradinaj me përfaqësuesin e  Bashkësisë Islame në Obiliq Mulla Behar Mjeku. 

AAK-ja para disa ditësh pati reaguar për deklaratat e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, që kishte përkrahur mbulimin e femrave. 

Po ashtu deputeti i AAK-së Burim Ramadani i kishte fyer rëndë imamin e xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi duke e quajtur “maniak”, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje për mos festimin e Vitit të Ri, transmeton Standardi. 

Po ashtu deputeti tjetër i AAK-së Ardian Gjini kishte polemizuar shumë kur ishte debatuar në Kuvendin e Kosovës për mësim besimin nëpër shkolla. Ai ishte shprehur kategorik kundër mësimit për fenë islame.

Lajme të ngjashme

Back to top button