Magjistra dhe doktorë kërkojnë punë

Për momentin 37 doktorë shkencash, prej të cilëve 23 meshkuj dhe 14 femra janë pa punë. Punë kërkojnë 1 500 magjistra, prej të cilëve 935 meshkuj dhe 566 janë femra, ndërsa me arsim të lartë punë kërkojnë 25 590 persona prej të cilëve shumica janë meshkuj.

Sipas të dhënave të Agjencisë më shumë  vende të lira pune ka në Shkup, ose 3. 213, pastaj vjen Manastiri me 263 vende të lira pune dhe Kumanova me 185 vende të lira pune.

Më pak shance për punësim për momentin ka në Dibër dhe Kratovë, ku nuk ka asnjë vend të lirë punë, si dhe ë Krusheve dhe Makedonski Brod, ku janë të lira vetëm nga një vend pune.

Sipas strukturës të dhënat e Agjencisë tregojnë se më shumë punë kërkojnë meshkujt sesa femrat. Më shumë meshkuj që kërkojnë punë ka në Shkup, pastaj në Tetovë, Prilep dhe Kumanovë, ndërsa më shumë femra që kërkojnë punë , përveç Shkupit ka edhe në Tetovë. Më pak meshkuj që kërkojnë punë ka në Vallandovë, pastaj vjen Vinica dhe Krusheva.

Të dhënat e Agjencisë tregojnë se 524 vende të lira pune ka për shitës, 303 për pastrues të objekteve banesore, 263 për rrobaqepës dhe 249 për kamerierë.

Në organizim të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë sot në Shkup do të mbahet  Panairi i parë për punësim në të cilin do të prezantohen 80 kompani.

Lajme të ngjashme

Back to top button