LSDM: Qeveria ka futur hundët në kompetencat e pushtetit lokal

LSDM-ja akuzoi Qeverinë se me ndryshimet në Ligjin për Ndërtim, cenon edhe një tjetër të drejtë kushtetuese, atë të pronësisë. Sipas LSDM-së, Qeveria ka futur hundët në kompetencat e pushtetit lokal. Sipas Ligjit, për vendosjen e përmendoreve, investitori duhet të dorëzojë kërkesë edhe tek Qyteti i Shkupit, jo sikurse deri më tani, vetëm tek komuna ku do vendoset përmendorja. Po ashtu, LSDM-ja denoncon se ligji i ri, garanton që organet shtetërore, agjencitë ose fondet e themeluara nga Qeveria, mund të sigurojnë leje ndërtimi, pa zgjidhur më parë marrëdhëniet pronësore-juridike me pronarin e truallit. 

“Me këtë dispozitë në Ligj, pushteti cenon të drejtën e pronësisë të garantuar me kushtetutë. Pronari, qytetari, pushteti e vendosë në pozitë të nënshtruar, në një farë mënyre, cenon pasurinë e tij personale. Në një nen tjetër, (neni 4) ofrohet mundësia që ministri i Transportit të japë leje ndërtimi për të gjitha objektet që financohen nga buxheti i shtetit. Me rritjen e kompetencave të ministrit bëhet centralizim i serishëm në Maqedonisë. Përkujtojmë se njëra prej vërejtjeve kryesore në Raportin e Komisionit Evropian ishte kontrolli i pushtetit mbi institucionet në nivel qendror dhe atë lokal”, deklaroi Bllagoj Boçvarski, LSDM. 

Lajme të ngjashme

Back to top button