Liria e të shprehurit dhe mediat në Maqedoni: Sfidat dhe zgjidhjet

Civil dhe Fondacioni Fridrih Ebert organizojnë diskutim në temën “Liria e të shprehurit dhe mediat në Maqedoni: Sfidat dhe zgjidhjet” të mërkurën, më 15 tetor, në klubin GEM (Shkup, Çarshia e vjetër), me fillim në orën 11:30.

Mysafir special i kësaj ngjarjeje është z. Кristian Mir, Drejtor ekzekutiv i Raportuesve pa kufinj nga Gjermani, i cili do t’i prezantojë konstatimet dhe qëndrimet për këtë temë.

I ftojmë gazetarët, redaktorët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, ekspertët dhe aktivistët për të drejat e njeriut, si dhe institucionet dhe palët e tjera relevane të interesuara që të marrin pjesë në këtë diskutim të moderuar.

Mediat janë të mirëseardhura të raportojnë për këtë ngjarje dhe ta përcjellin këtë diskutim te publiku i gjerë. Organizatorët e ngjarjes do të përgatisin raport publik për konstatimet dhe përfundimet nga diskutimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button