Rrahja mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së, njolla e zezë në punën e Parlamentit

Deputetet kanë rritur pjesëmarrjen në diskutimet parlamentare, por debatet gjatë shtatorit mbeten të varfër dhe deputetët në përgjithësi respektojnë njëri tjetrin. Deputetët kanë treguar më shumë interes për të diskutuar për propozim buxhetin për vitin 2015 , Ligjin për ndërtim dhe propozim ligjet për ndalimin e dhunës familjare. Këto janë një pjesë e të dhënave e raportit për monitorimin dhe kualitetin e debateve në Parlament që përfshinë periudhën nga 25 gushti deri më 30 shtator të këtij viti.

“Njolla e zezë e punës së  Parlamentit gjatë kësaj periudhe mbetet incidenti fizik që ndodhi mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së në mbledhjen e Komisionit për financa dhe buxhet. Përdorimi i gjuhës së urrejtjes, sulmet personale dhe mbivotimi pa kurrfarë sqarimi mbuluan argumentet gjatë diskutimeve për rebalancin e buxhetit për vitin 2014”, thuhet në raport.

Monitorimi I punës dhe kualitetit të Parlamentit gjatë kësaj periudhe përfshinë 338 diskutime të deputetëve në 21 mbledhje në të cilat 10 mbledhje plenare dhe 11 mbledhje të komisioneve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button