Kërkohen punëtorë nga Maqedonia për në Liberi, epiqendra e ebolës

Kompania nga SHBA “Fluor”, kërkon punëtorë nga Maqedonia duke u ofruar paga të mira për inxhinier, elektricist, marangoz për të punuar në Liberi vendi që është epiqendra e ebolës.

Nga ana e kësaj kompanie amerikane. Ofertë për punë kanë marrë shumë qytetarë maqedonas të cilët më parë kanë punuar për firmat amerikane në Afganistan dhe Irak. Gjatë kësaj jave të gjithë të interesuarit do të kenë intervistë me përfaqësuesit e kompanisë “ Fluor”, transmeton Kanal 5.

Ministria  punëve të jashtme  nuk është e informuar me aktivitetet e kësaj kompanie  dhe nuk është shprehur interes për të pyetur në këtë ministri se a është e sigurt për të udhëtuar në Liberi.

Lajme të ngjashme

Back to top button