Enca kthehet në studio

Enca Haxhiu, njëri ndër emrat më të ri të skenës sonë muzikore, duket se e ka marrë më shumë seriozitet rrugën e saj drejt suksesit.

Pas dy këngëve shumë të suksesshme që Enca i solli në publik, ajo bën me dije se tashmë i është përveshur punës për risi. “Back in studio”, ishte mbishkrimi i këngëtares që e kishte lënë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’.

E këtij lajmi më së shumti iu gëzuan fansat e saj të cilët në numër të madh tregonin se mezi presin risi nga e pëlqyera e tyre.

Ndryshe këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë se kur do të vijë me risi, e vetmja që ajo tregon është se i është futur punës për të sjell diçka të re./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button