Kongresi i PDSH , zgjedh nënkryetarët, asnjë nga garda e vjetër e partisë

Kongresi  i PDSH ka zgjedhur edhe nënkryetarët dhe sekretarin gjeneral të partisë. Nënkryetarët e partisë, janë kryesisht figura pak të njohura për opinionin shqiptar përveç deputetit Orhan Ibrahimi.

Nënkryetarë do të jenë Valbona Toska, Bardyl Dauti, Agron Zeqiri dhe Orhan Ibrahimi, kurse sekretar gjeneral Azem Sadiku. Kongresi i gjashtë i Partisë Demokratike Shqiptare poashtu ka sjellë edhe rezolutën ku kërkohet depolitizomi i institucioneve të drejtësisë, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjidhja e kontesteve me fqinjët sidomos në Greqinë, përshpejtimi për integrim në NATO, pavarësia e medieve dhe nxjerrjen e ligjit elektoral që parandalon manipulimet në zgjedhje.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button