Kresha: Nëse nuk investojmë në të, repi do të zhduket!

Pas dy videoklipeve që i lansoi në verën që kemi lënë pas, reperi MC. Kresha ka realizuar edhe klipin me të ri të projektit muzikor ‘Beat Murder’ që është një nga këngët e albmuit të tij ‘Emceeclopedy’. Kështu të paktën ka treguar vet ai në një intervistë për gazetën Tribuna ku ndër të tjera ka folur edhe për angazhimet e tjera dhe për shumëçka tjetër

Sapo përmendet emri i tij, në mendje vije kënga ‘Lej Flleshat’ që është një ndër këngët që e simbolizon repin kosovar. Pas gjithë atij suksesi që kishte me këtë projekt muzikor, reperi Mc. Kresha u përkushtua që të sjellë sa më shumë hite. Me shumë bashkëpunime e me këngë solo ai arriti që të bëhet një nga rep artistat me të kërkuar në trojet shqiptare. I gjithë ky popullaritet që gëzon, ka bërë që reperi të mos ndaloj asnjëherë.

Para disa muajve, Kresha kishte sjellë albumin e radhës të quajtur ‘Emceeclopedy’ i cili në vete përmban 13 këngë të tij dhe nga ky album kanë dal dy klipe që kanë qenë ndër me të kërkuarat e verës që kemi lënë pas. Por, reperi ka realizuar edhe një tjetër klip të këngës ‘Beat Murdere’ që është pjesë e albumit gjithashtu. Ai në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se gjithçka është gati vetëm pritet lansimi i videoklipit.

“Pas dy jave do të lasnohet klipi i këngës ‘Beat Murdere’ që është edhe një nga këngët e albumit. Klipi është realizuar në Kosovë dhe në Amsterdam dhe është punuar nga ‘Pinkmoon’” ka treguar reperi. Përveç kësaj kënge, reperi është edhe mysafir i këngëtares Besa Kokëdhimba në këngën e saj me të re. E sa u përket bashkëpunimeve të reja, rep artisti ka thënë se do të ketë edhe këngë duet por nuk ka ende nuk e din se kur apo më kë do të jenë.

“Bashkëpunime do të ketë, por, për momentin nuk kam menduar se me kë do të jenë” ka thënë ai. I pyetur se sa është i hapur që të punojë me artistet e rinj, Kresha ka shtuar se aq sa mundet aq edhe u ndihmon atyre. “Mundohem që të punojë edhe me ta, ka shumë talent të rinj që i premtojnë skenës, unë jam i hapur me ta dhe një shembull i tillë është edhe kënga me Kidën që quhet ‘Rikthejm Na’” ishin fjalët e reperit

Do të jem prezent edhe në diasporë

Vera e vitit 2014 përveç që ishte e suksesshme me lansimin e albumit, ishte shumë fitimprurëse edhe nga koncertet dhe mbrëmjet e ndryshme që rep artisti i ka mbajtur në të gjitha vendet e Kosovës dhe në bregdetin shqiptar.

“Kam qenë prezent në shumë vende dhe më kanë pritë shumë mirë ndërsa sa i përket përfitimeve, tu marrë parasysh se sa shumë investojmë atëherë jam i kënaqur edhe me to” ka thënë Kresha. Por jo vetëm gjatë verës ai është prezent në mbrëmje muzikore. Reperi do të përformojë edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe do të jetë prezent nëpër diasporë.

“Po, jam i ftuar edhe në diasporë dhe besoj që do të jem prezent kudo që më ftojnë mërgimtarët” ka theksuar ai. Kresha ka folur edhe për repin shqiptar në përgjithësi dhe i pyetur se a do ta ketë edhe repi fatin e njëjtë ashtu siç e kishte edhe muzika rok, rep artisti ka thënë se kjo krejt varet nga reperet. “Repi do të ekzistojë për aq kohë sa edhe do të ketë investim në të.

Nëse reperët do të vijnë me këngë të reja, nëse do të sjellin sa më shumë risi atëherë repi do të jetë shumë afat gjatë” ka shtuar ai. Po ashtu sipas reperit, duke parë që në skenë po dalin shumë repera të rinj atëherë repi nuk do e ketë jetën e shkurtë por do të jetë gjithmonë në trend.Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button