Pas shprazjes së arsenalit të konfrontimit verbal Thaçi dhe Sela masin forcat

Në Tetovë sot do të mbahet kongresi i gjashtë i PDSH. Në rend të parë janë përpjekjet e Menduh Thaçit që të mbetet në pozitën e liderit të partisë dhe kërkesa e kryetarit të Strugës, Ziadin Sela për reforma të brendëshme.

Zyrtarisht, PDSH-ja ka njoftuar se ky kongres po mbahet për shkak të zhvillimeve aktuale në vend dhe mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Motoja e Kongresit është “Të ecim drejtë”, ndërsa do të jenë të pranishëm 683 delegatë.

Mes fyerjeve si kriminel, shitës të interesave kombëtare, të koruptuar, janë vetëm një pjesë e arsenalit të konfrontimit verbal mes Menduh Thaçit dhe Ziadin Selës.

Ahengut privat të Menduh Thaçit siç e konsideron Sela Kongresin e PDSH-së, i përgjigjet me një kuvend tyë lëvizjes për reformin në Saraj.

Lajme të ngjashme

Back to top button