Bentley Muslanne Speed, luksoz dhe i fuqishëm

Bentley këto ditë ka prezantuar në Paris versionin sportiv të Muslanne Speed, i cili prodhon 537 kuaj fuqi, kurse shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 305 km/h.

Të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me veturën standarde Muslanne me 512 kuaj fuqi me shpejtësi maksimale prej 296 km/h, atëherë vjen një lajm i mirë për adhuruesit e markës Bentley që në panairin ndërkombëtarë të veturave në Paris prezantuan versionin Speed, i cili e ngrit këtë model në një nivel tjetër.

Bentley Muslanne Speed do të jetë i disponueshëm në treg në katër ngjyra të ndryshme, derisa dizajni sportiv mezi vërehet, siç është rrjeta e zezë në pjesën e përparme të maskës dhe mbrojtësit, kurse fellnet e aluminit prej 21 inç i ndihmojnë të duket më agresive. Blerësit do të mund të zgjedhin ngjyrat dhe materialet për kabinë, por në mesin e opsioneve të reja është edhe Sport mod, që i mundëson ngasësit të ndihet më komod dhe të ketë timon shumë më të sigurt.

Motori aktual me 6.7 litra V8 është forcuar duke prodhuar kështu në total plotë 537 kuaj fuqi (395 kW), ndërkaq fuqia motorike shpërndahet nëpër rrota falë transmisionit automatik me tetë shpejtësi. Duke marrë parasysh performansat motorike, Muslanne Speed mund të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4,9 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 305 km/h.

Edhe pse ky fakt mund të mos jetë i rëndësishëm për pronarët e ardhshëm, kjo veturë jep mundësinë e deaktivizimit të cilindrave duke e zvogëluar shpejtësinë motorike nga V8 në V4, varësisht nga vlerësimi që e bën shoferi gjatë ngasjes. Çmimi fillestar i Bentley Muslanee Speed pritet të jetë 315.000 euro, ndërkaq pronarët do të kenë rastin ta shijojnë ngasjen në këtë veturë në dimrin e vitit të ardhshëm./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button