Orav: BE po humb durimin me Maqedoninë

Bashkimi Evropian duket se po humb durimin për sa i përket ngecjes së reformave dhe proceseve demokratike në vend.

Në intervistën për portalin NOVA, ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, bën të qartë se vendi rrezikon humbjen e rekomandimit vitin e ardhshëm, nëse nuk shënon progres

“Nëse nuk shohim progres, atëherë rekomandimi për vitin e ardhshëm nuk do të jetë i garantuar”, thotë Orav.

Ai vlerëson se Maqedonisë nuk i ka mbetur shumë kohë, sepse sic shprehet “bota po ndryshon dhe fqinjët tuaj zunë trenin e shpejtë”.

“Stacioni i ardhshëm i trenit është muaji dhjetor, atëherë kur vendi juaj ka shansin t’u bashkohet fqinjëve. Nëse në dhjetor nuk arrijmë nivelin për të nisur negociatat me BE-në, atëherë fillon menjëherë përgatitja e Raportit të Progresit për vitin tjetër dhe nuk na mbetet tjetër veçse të shpresojmë se do të përsëritet rekomandimi”, thotë ambasadori i BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button