Për tifozët, Serbia fajëson Shqipërinë – Uefa: Beogradi është fajtor !

Shqiptarët pa tifozë në Beograd. Eshte ky lajmi i fundit qe vjen nga autortitet serbe rreth ndeshjes se 14 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd përkunder shkrimeve të parreshtura te mediave shqiptare se kaq e kaq tifoze nga Shqpëria, Kosova e kaq nga Presheva do të shkojne ne Beograd për ta ndjekur ndeshja !

Derisa para një jave Beogradi refuzonte tifozët shqiptare ne Beograd duke u arsyetuar gjoja për shkak të mos sigrusë, tash del ndyrshe. Po ashtu duke refuzuar tifozët shqiptare ne Beograd me nje arsyetim të cuiditshëm. “Ne nuk e kemi marur ende listat në kohën e rënë dakord, ose ndonjë letër në të cilën sqaroi itinerarin e tifozëve vizituar. Pa të, në asnjë mënyrë nuk eshte mundur për të organizuar qëndrimin e tyre në Beograd…” thotë Milivoj Mirkov i ngarkuar i FSF-së për çeshtje sigurie.

Lidhur me këte zyrtaret e UEFA-s i kanë deklaruar agjencisë se lajmeve se çështja e tifozëve eshte çështje e Serbisë e jo e UEFA-s, sepse me Shqiperine luan ftuboll jo UEFA, por Serbia.

Dhe, sipas mediave serbe, vizita e mbi 2000 tifozve shqiptare siç kishin paralajmeruar mediat duket se po mbete vetem deshirë.

Megjithate sipas informacioneve te fundit, zyrtaret e UEFAs kane pohuar për “Presheva Jonë” se per momentin topi eshte ne anën e Beogradit dhe ata presin lajme me te mira për tifozët shqiptarë.

“UEFA do të shqyretoje qendrimet e Beogradit perballe tifozëve shqiptare për ndeshjen e 14 tetor mes Shqipërisë dhe Serbisë. ” kane pohuar sot zyrtarët e UEFA-s.

Vlerësimet e sigurisë tregojnë se me listën e plotë të tifozëve të vizituar ishte shumë vështirë të organizohet bashk me qëndrimin e tyre në Beograd dhe në stadium. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button