Vullnet politik dhe “tampon” zonë për mediat

Komisioni Evropian kërkon nga qeveria që të ndërmarrë aksion për zgjidhjen e problemit me politizimin dhe rritjen e mangësive në gjykatën e pavarur dhe lirinë e shprehjes në mënyrë që vendi të vazhdojë ta mbajë rekomandimin edhe në vitet e ardhshme, thuhet në mënyrë eksplicite në dokumentin e  fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së gazetarëve në Maqedoni Naser Selmani ka mundësi që të përmirësohen gjërat por siç thotë, vetëm nëse ka vullnet politik. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL) ai vlerëson se gjendja mund të përmirësohet për një vit por se tani nuk ka vullnet politik.

„Ne kemi zgjidhje konkretë që Ija propozojmë qeverisë, çfarë duhet të bëjnë në rend të parë. Urgjentisht, menjëherë duhet të ndalojnë presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nëpërmjet proceseve gjyqësore dhe nëpërmjet dënimeve. E dyta, duhet të ndalojë politika e mosdënimit për dhunë ndaj gazetarëve. Duhet menjëherë ta harmonizojmë legjislaturën tonë me standard evropiane, para se gjithash mendoj që ligji për media dhe ligji për shërbime mediale dhe audiovizuale nuk ndihmon që Radio Televizioni i Maqedonisë të bëhet një institucion i pavarur dhe të ketë një burim të qëndrueshëm financiar”, thotë Selmani.

Sipas Sllagjana Dimishkova nga Agjencia Maqedonase e gazetarëve, për të përmirësuar gjendjen është me rëndësi që të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet qeverisë dhe pronarëve sepse prej atje vijnë presionet. Sipas saj nuk duhet të thuhet se nga qeveria pritet më shumë, sepse sipas saj, nga qeveria varet vetëm legjislacioni.

“Është e nevojshme që gazetarët të kenë një punë të sigurt e jo të jenë në luhatje, e dyta, që të mund ato thënë kushtimisht gazetarë të pavarur të mund të punojnë në atë mënyrë, ose redaktorët që së bashku me pronarët të krijojnë një tampon zonë të fuqishme ekonomike, për fitimin e parave dhe për gazetari”, thotë Dimovska.

Selmani gjithashtu theksoi se në raportin më të ri Komisioni Evropian ka lëshuar të konstatojë gjendjen me disa medium.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button