Çekia e bëri “hakaret” Turqinë

Holanda ka arritur t’i shpëtoj befasisë ndaj Kazakhstainit, ndërsa Turqia është mposhtur në shtëpi nga Çekia, në ndeshjet kualifikuese për Euro 2016, në kuadër të grupit A.

Tulipanët ia dolën të përmbysin rezultatin vetëm në pjesën e dytë, duke shënuar tre gola në këtë pjesë.

Renat Abdulin shënoi golin e parë të kësaj ndeshje në minutën 17’, duke i dhënë epërsinë Kazakhstanit.

Në pjesën e dytë, holandezët u treguan të vendosur për fitore, duke shënuar tre gola.

Huntelaar në minutë në minutën e 62’, Afellay në të 82’ dhe Robin Van Persie nga penalltia në minutën e 89’, shënuan për fitoren e parë të Holandës në këto kualifikime.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia është befasuar në shtëpinë e tyre, duke u mposhtur nga Çekia, me rezultat 1-2.
Umut Bulut në minutën e 8’, i dha epërsinë turqve.

Për të vazhduar pastaj me dy gola të mysafirëve çek, të cilët në minutën e 15’ nëpërmjet Sivok, dhe Borek Dockal në të 58’-tën, shënuan për fitoren e Çekisë.

Letoni 0:3 Islandë
Holandë 3:1 Kazakistan
Turqi 1:2 Republika Çeke
Belgjikë 6:0 Andorrë
Qipro 1:2 Izrael
Uellsi 0:0 Bosnjë e Hercegovinë
Bullgaria 0:1 Kroacia
Itali 2:1 Azerbajxhan
Malta 0:3 Norvegji

Lajme të ngjashme

Back to top button