Liria e shprehjes dhe mediave në Maqedoni: Sfidat dhe zgjidhjet

CIVIL dhe Fondacioni Fridrih Ebert organizojnë diskutim për “Liritë e medieve dhe shprehjes në Maqedoni: Sfidat dhe zgjidhjet” të mërkurën, më 15 tetor në Gem Klubin (Shkup, Çarshia e Vjetër), me fillim në orën 11:30 paradite.

Mysafirë nderi në këtë ngjarje do të jetë z. Kristijan Mir, drejtor ekzekutiv të Reporterëve pa kufij Gjermani, i cili do t’i prezanton qëndrimet dhe gjetjet rreth kësaj teme.

I ftojmë gazetarët, kryeredaktorët, përfaqësues nga shoqëria civile, ekspertët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, si dhe pjesëmarrës të tjerë relevantë të prekur dhe institucionet, të marrin pjesë në këtë diskutim të moderuar.

Janë të mirëseardhur mediet të raportojnë për këtë ngjarje dhe ta shpërndajnë këtë diskutim para opinionit të gjerë. Organizatorët e ngjarjes do të përgatisin raport publik për gjetjet dhe konkludimet e diskutimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button