‘Shqip Dance’ apo ‘Arabic Dance’?

lipi më i ri i lansuar nga Etnon feat Lyrical Son, ka arritur një numër të konsiderueshëm të klikimeve. Shqip Dance është projekti i ri i nxjerrë nga grupi Etnon dhe Lyrical Son i cili për vetëm tre ditë ka arritur më shumë se 86,018 mijë klikime. Paralajmërimi për këngën më të re ishte bërë disa ditë para se të publikohej klipi, i cili u mirëprit nga fansat e këngëtarëve.

Pritjet për këngën ishin nga më të ndryshmet dhe të mëdha nga fansat. E pas lansimit të klipit, nuk munguan as komentet negative të shumë fansave të cilët e konsideruan si muzikë arabe e që nuk përkon aspak me kulturën shqipe. Reagimi erdhi pasi që kënga mban titullin ‘Shqip Dance’, transmeton Tribuna.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm mes këngëtarëve. Para dy viteve po të njëjtit kanë lansuar edhe këngë të tjera si: Liebe Anna, Bling Bling etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button