Malala fiton Nobelin për Paqen

Aktivistja pakistaneze që është kujdesur të edukojë fëmijët dhe sidomos vajzat në shtetin e saj, Malala Yousufzai ka fituar Nobelin Për Paqen.

Malala është vetëm 17-vjeçe dhe bëhet zyrtarisht fituesja më e re e çmimit Nobel në historinë e këtij çmimi.

Malala u qëllua në kokë nga persona të armatosur talebanë në tetor 2012 gjatë fushatës së saj për edukimin e vajzave, transmeton albeu.

Vajza pakistaneze ka botuar edhe një libër ku tregon historinë e vështirë të jetës së saj në një vend si Pakisani dhe dëshirës për të mbrojtur të drejtat njerëzore.

Ndërsa për indianin Satyarthi, Komiteti i Nobelit tha se ai ka ruajtur traditën e Mahatma Gandhi duke drejtuar protesta paqësore, “duke u fokusuar në shfrytëzimin e ashpër të fëmijëve për përfitime financiare.”

Komiteti i Nobelit ka vlerësuar se dy të rinjtë kanë dhënë kontribut të çmuar kundër shtypjes të të rinjve dhe të fëmijëve në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button