Cilat janë qytetet me ajër më të ndotur në Maqedoni?

Shkupi, Manastiri dhe Tetova janë tre qytetet ku është shënuar rritje e nivelit të grimcave PM 10 në ajër. Stacionet matëse në Manastir mbrëmë kanë treguar koncentrim të grimcave PM 10 deri në 11 herë më të mëdha se sa ajo e lejuara.

Në këto qytet përveç ditës së djeshme edhe sot në mëngjes është shënuar ndotje e ajrit.

Në Tetovë ndotja ishte 10 herë më e madhe se ajo e lejuara. Në Shkup ndotja ishte tre herë më shumë se ajo e lejuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button