Edhe një akademik në listën e spiunëve

Komisioni për verifikimin e fakteve gjatë verifikimit të dosjes së një akademiku të Akademisë për Shkenca dhe Arte të Maqedonisë dhe ish drejtor i Bibliotekës Universitare Shën Klimenti i Ohrit në Shkup, është vërtetuar se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

Akademiku ka qenë bashkëpunëtorë aktiv gjithsej 37 vite nga viti 1950 deri 1987.

Pseudonimi i akademikut është Marko Mariq ndërsa ai ka qenë aktiv prej kohës kur ishte student, ndërsa gjatë kohës kur ishte drejtor i bibliotekës ka dhënë informacione për shkrimtarin Bogomir Gjuzel.

Komisioni për momentin po e shqyrton dosjen e një ish drejtori të gjimnazit, por ende nuk ka marrë vendim.

Lajme të ngjashme

Back to top button