Roja në ambasadën britanike që spiunoi për Rusinë u dënua me 13 vjet burgim

Një person që i kishte dhënë Rusisë informacione jashtëzakonisht të ndjeshme, teksa po punonte si roje në Ambasadën britanike në Berlin, është dënuar me 13 vjet e 2 muaj burgim nga një gjykatë në Londër, transmeton REL.

Gjykata tha se David Ballantyne Smith, 58 vjeç, kishte mbledhur informacione konfidenciale për më shumë se tre vjet, përfshirë edhe komunikime “sekrete” të kryeministrit të atëhershëm britanik, Boris Johnson, dhe dokumente të tjera të ndjeshme.

Gjykatësi Mark Wall tha se Smith kishte kryer këto veprime në mes të vitit 2020 dhe 2021 dhe se “aktivitetet subversive” kishin nisur “dy vjet më parë”.

Në nëntor të vitit të kaluar, Smith pranoi fajësinë për tetë akuza, përfshirë edhe akuzën se i kishte dhënë informacione gjeneralmajorit Sergey Chukhrov, atashe ushtarak rus në Berlin, në nëntor të vitit 2020.

Si po ashtu ka pranuar se u ka dërguar dy letra me informacione sekrete personave në Ambasadën ruse në Berlin, megjithatë, Wall shtoi: “Jam i sigurt, se më 2020, ju kishin vendosur një kontakt të rregullt me dikë në Ambasadën ruse”.

“Jeni paguar nga rusët për tradhtinë tuaj”, tha gjykatësi Wall.

Ndërkaq, shtatë akuzat e tjera përfshijnë edhe mbledhjen e informacioneve që mund të përdoret nga Rusia, katër prej të cilave janë të lidhura me një oficer të shërbimit britanik të inteligjencës, MI5, që ishte paraqitur si “Dmitry” – një shtetas rus që supozohet se i kishte ofruar ndihmë Britanisë.

Më herët gjatë kësaj jave, Smith tha para gjykatës se i vinte turp nga veprimet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button