​Nora Istrefi i ka bezdi të brendshmet, shfaqet sërish pa to

Nora Istrefi padyshim që është këngëtarja më “in” që tërheq vëmendjen e publikut, jo vetëm me zërin e saj, por herë pas here edhe me performacën dhe veshjet. Edhe pse në Festivalin “Kënga Magjike”, ajo nuk ishte fituesja, u mbajt mend për fustanin e saj trasparent, ku u shfaq pa të brendshme.

Duket se rasti i “Këngës Magjike” ishte një ogur i keq për Norën, pasi historia për të është përsëritur sërish në spektaklin “Dance with Me”, ku Nora në natën e dytë është shfaqur e veshur me një palë streqe trasparente.

Ky është një veprim i përsëritur i saj, pasi dhe në “Këngën Magjike”, fustani i bardhë elegant, ‘nuk ja lejonte veshjen e të mbathurave’. Burime pranë spektaklit thonë se, në fillim të provave gjenerale këngëtares i është ofruar një veshje tjetër nga Rezarta Skifteri për perfomancën e radhës, por ajo që zgjodhi këtë me streqe.

Siç duket edhe në foto, veshja e propozuar nga Skifteri është një palë xhinse të shkurtra dhe një bady e shkurtër. Këngëtarja nga Kosova është vlerësuar gjithmonë si një fashioniste, mirëpo këto herë e ka tejkaluar cakun, duke ekspozuar më shumë seç duhet./Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button