Sela: Një Parlament me deputetët shqiptarë do të ishte institucioni i parë i federatës

Ziadin Sela, kryetar i Komunës së Strugës dhe Lëvizjes për reformim të PDSH-së në një material informues të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook shkruan se lëvizja që ai drejton do të trasojë një model ndryshe të politikës e jo këtë lloj politike, siç shkruan ai, të cilën  e kemi pasur këto 20 vite, kur pas çdo procesi zgjedhor, spektri politik shqiptar del më i përçarë se më parë.

“Do të dalim më të bashkuar se kurrë.  Është më se i nevojshëm ndryshimi dhe kordinimi i përbashkët i gjithë subjekteve politike. Një ndër ndryshimet që do të kërkojmë është Parlamenti dy dhomësh, gjuha shqipe zyrtare, decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit edhe në aspektin fiskal, e jo siç është shtrembëruar tani në të gjitha sferat. Në qoftes e kjo nuk bëhet, do të ftohen të gjithë deputetët që të bëjmë një parlament tonin, dhe ky do të ishte institucioni i parë i federatës”, shkruhet në materialin informues të publikuar në faqen e facebook-ut të Ziadin Selës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button