Kombëtarja shqiptare e nis me fitore në ‘Elbasan Arena’

Kombëtarja shqiptare e inauguroi me fitore stadiumin e ri, ‘Elbasan Arena’, në të cilin do të luajnë eliminatoret e Euro 2016. Në miqësoren e zhvilluar përballë Elbasanit U-19, kuqezinjtë fituan me rezultat të thellë 16-0.

Për ekipin e drejtuar nga Gianni de Biasi nga dy gola realizuan Andi Lila, Edmond Kapllani, Hmadi Salihi, Ergys Kaçe, Bekim Balaj dhe Alban Meha. Kurse, goli i parë ishte autogol i të riut elbasanas, Bërdufi,

Kjo ndeshje u shërbeu kuqezinjve edhe për njohjen e fushës nga ana e kuqezinjve, ndërkohë që ra në sy mungesa e kapitenit Lorik Cana.

Stafi i ekipit kombëtar nuk bëri të ditura arsyet, por burime të gazetës tregojnë se kapiteni ka pushuar për shkak të mbilodhjes, si rezultat i angazhimeve të fundit me Lazion. Gjithsesi, nuk ka dyshime se do të jetë në fushë ndaj Danimarkës.

Pjesa tjetër e ekipit ishte e gatshme, teksa De Biazi provoi 20 lojtarë. Ndërkohë, në sulm u preferua Cikalleshi dhe jo Balaj, i cili e nisi titullar në fitoren 1-0 në Portugali.

Lajme të ngjashme

Back to top button