Policia: Nxënësit në Lazarat. u përdorën nga kriminelët e mësuesit

Nxënësit janë përdorur për qëllimet kriminale të personave me precedent kriminal, që u është cënuar dhe goditur interesi e veprimtaria kriminale.

Ky është përfundimi i policisë së Gjirokastrës për incidentin e ndodhur në fshatin Lazarat, ku disa nxënës sulmuan me gurë forcat e FNSH-së.

Policia e Gjirokastrës deklaron se ka shoqëruar 19 persona, nga të cilët dy janë femra. Në njoftimin e policisë theksohet edhe se ka informacione se disa prej mësueseve janë nxitës të këtyre veprimeve.

“Garantojmë banorët e ndershëm të fshatit Lazarat se Policia e Shtetit do jetë përherë prezente në këtë fshat dhe në çdo cep të territorit të vendit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen pa kompromis të veprimtarisë kriminale të çdo fushe e kudo që ajo do shfaqet”, theksohet në njoftimin e policisë.

Duke bërë thirrje për që të gjithë të jenë të ndërgjegjshëm për veprimet që bëjnë, pasi do të ndëshkohen, policia e Gjirokastrës rikujton se ligji vepron njëlloj edhe ndaj atyre që nën imunitetin e përfaqësimit politik apo të pushtetit nxisin apo organizojnë veprime kundër ligjit, raporton “Shqiptarja”.

Lajme të ngjashme

Back to top button