Zyrtare: Serbi – Shqipëri pa tifozët shqiptarë

Ndeshja e shumëpritur në mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila do të zhvillohet me 14 tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit, do të luhet pa praninë e tifozëve, kështu së paku njofton e përditshmja serbe, “Alo”, për të cilën lajmin e ka konfirmuar Komisari për Siguri në Federatën Serbe, Milivoj Mirkov.

“Në takimin e sotëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Federatës Serbe të Futbollit, u citua pozicioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila nuk dëshiron t’i përmbush kërkesat e shtetit të Serbisë, për t’i prezantuar emrat dhe mbiemrat e tifozëve”.

“Për më shumë, ata nuk duan të marrin përgjegjësi për tifozët e tyre. Në këtë mënyrë kërcënohet siguria e shtetit tonë nga një përplasje e mundshme e tifozëve, prandaj nuk është e mundshme të garantohet siguria e duhur”, ka thënë Milivoj për Alo.

Në vazhdim të intervistës për “Alo”-n, Milivoj ka bërë thirrje që Federata Shqiptare t’i ndaloj tifozët e kuqezi të nisen për në Beograd, pasi që ata do të ndalohen në çdo kufi të Serbisë.

Në të njëjtën kohë, kërkojnë nga shqiptarët që t’i kthejnë në Serbi biletat që ishin rezervuar për ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button