Venizelos: Greqia është dera e vërtetë për hyrjen e Shkupit në BE

Çështja e emrit nuk e pengon perspektivën evropiane të Maqedonisë, por e tërë pakoja e kritereve që duhet të plotësohen nga ana e vendeve kandidate për anëtare të BE-së, deklaroi sot ministri i jashtëm grek Evangelos Venizelos. Venizelos e informoi Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe punë të jashtme për çështje që janë në kompetencë të tij, me ç’rast foli edhe për emrin e Maqedonisë. 

Shefi i diplomacisë greke u përgjigj se pozita e Athinës është respektim i vendimeve të Këshillit për siguri dhe misionit të ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, dhe përsëriti se në Maqedoni është dërguar memorandum për mirëkuptim. Venizelos deklaroi se “Greqia është dera e vërtetë për hyrjen e Shkupit në institucionet euroatlantike, dhe në fakt partneri i saj më i madh ekonomik”.

“Nuk e kuptoj se a i përmbaheni qëndrimit të cilin Greqia e paraqiti në Bukuresht, reagoi deputeti i Demokracisë së Re, Evripidis Stilianidis dhe pyeti se a konsiderohet emri “Maqedonia e epërme” si përcaktim gjeografik. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button