Sektori i Femrës Myslimane në Gostivar ndanë ëmbëlsira

Për herë të dytë Sektori i Femrës Myslimane që funksionin në kuadër të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, në qendër të qytetit shpërndau ëmbëlsira për qytetarët me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Ëmbëlsirat e përgatitura nga vajzat myslimane të Gostivarit i shijuan edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe Muftiu i Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir Fetahu të cilët ishin në qendër të qytetit.

“Të gjitha ëmbëlsirat ishin përgatitur shumë mirë nga Sektori i Femrave Myslimane. Inshallah i presim të gjitha festat edhe më mirë se festën e Kurban Bajramit, me gëzime dhe harmoni. Të gjithë besimtarëve të fesë islame me rastin e Festës së Kurban Bajramit të kenë shëndet dhe sukses në jetë”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Këtu ndahen ëmbëlsira të llojeve të ndryshme, ëmbëlsira në Islam është sinonim i një jete të ëmbël, një simbol për ti dhënë porosi çdo një besimtari, çdo një njeriu që të bëje përpjekje maksimale kudo që e ka vendin, për një jetë të bukur, begatshme dhe për një jetë të ëmbël, për një afrim mes njerëzve kështu të formojmë një të tashme dhe të ardhme më të bukur dhe më të ëmbël”, theksoi Muftiu i BFI-së në Gostivar, Shaqir Fetahu.

Lajme të ngjashme

Back to top button