Tiranë, studenti tentoi të përdhunonte pedagogen, gjykata e lë në burg

Një student 19-vjeçar është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ka tentuar të përdhunojë pedagogen e tij, disa vite më të madhe në moshë.

Armand P., është denoncuar nga pedagogia e tij, pasi e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme atë, madje kishte arritur deri në tentativën për ta përdhunuar në banesën e gruas.

Por studenti 19-vjeçar ka dhënë në gjykatë një version tërësisht të ndryshëm, nga ai i pedagoges.  Ai ka pohuar se ka pasur një lidhje dashurie me pedagogen për një periudhë 6-mujore, dhe se ajo e denoncoi për përdhunim, në momentin kur i dashuri i saj kishte dalë nga burgu dhe i gjeti bashkë në shtëpi.

“Kam pasur një lidhje 6-mujore me pedagogen. Para pak netësh më ftoi në shtëpinë e saj. Unë vajta atje, sepse ne ishim të lidhur. Nuk vonoi shumë, kur në shtëpi erdhi i dashuri i saj, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Ai e pyeti kush isha, dhe pedagogia tha që nuk më njihte, dhe se unë kisha hyrë në shtëpi për ta përdhunuar. Bënë denoncimin ndaj meje dhe tani ndodhem përpara jush”, tha studenti 19-vjeçar.

Kjo deklaratë nuk arriti të bindë gjykatësin Asim Vokshi që t’i jepte lirinë 19-vjeçarit, edhe kur ky i fundit pohoi se pedagogia i kishte dhuruar një varëse floriri, pikërisht natën që ajo e kishte denoncuar për përdhunim./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button