Morena e Adrian Gaxha, shumë shpejt me ‘super hit’

Nuk ka shumë ditë që nëpër rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi ku shihej këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku së bashku me kolegun e saj, këngëtarin e njohur nga Shkupi, Adrian Gaxha.

E edhe pse asnjë nga dy emrat e njohur nuk kishin lënë ndonjë mbishkrim se pse ishin takuar, gazeta Tribuna merr vesh se së shpejti në treg do të dalë një bashkëpunim nga ta.

Siç mëson Tribuna dy emrat e njohur të skenës sonë po punojnë shumë që para publikut të vet të vijnë me një këngë e cila do të shndërrohet në një hit. E për më shumë kjo këngë është duke u punuar nga producent të huaj.

Ndryshe bëhet e ditur se në këtë projekt Flori i vogël nuk do të jetë në krah të Adrianit, janë vetëm Morena dhe Adriana që do të përkujdesen që kjo këngë të vijë sa më bukur në masë. Ndërkaq këtij projekti do t’i bashkëngjitet edhe videoklipin.

Lajme të ngjashme

Back to top button