Fier, 23-vjeçarja plagos bashkëshortin me thikë

Krimi në familje duket se nuk ka të ndalur. Këtë herë viktimë ka qenë një burrë, i cili është qëlluar disa me thikë nga bashkëshortja e tij, duke mbetur i plagosur rëndë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Vajkan të Fierit, ku 23-vjeçarja Arlinda Asllani ka qëlluar disa herë me thikë burrin e saj Besnik Asllani, 32 vjeç pas një konflikti.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë policia ka arrestuar 23-vjeçaren dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button