Fërçkoski: Nuk ka vullnet për Komisionin, Dimovski: puna do vazhdojë

Pasi që kryetari i Komisionit për ngjarjet të 24 dhjetorit, Borçe Davitkovski, vendosi të tërhiqet, ka reaguar edhe profesori, Lubomir Frçkoski, anëtar i komisionit i propozuar nga LSDM-ja.

“Draft raporti që përgatiti komisioni, përfaqëson një kronologji për ngjarjet e 24 dhjetorit dhe është rezultat i marrëveshjes politike mes liderëve politik dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ai është shumë i mirë për një raport përfundimtar me rekomandimet kyçe 7 dhe 11, në të cilat përfshihen edhe qëndrimet e të huajve, por pas konsultimeve për kualifikimet ligjore, është e qartë mungesa e vullnetit politik për zgjidhjen e ngjarjeve”, tha Frçkoski.

“Do të thotë shmangja e debatit rreth kushtetutshmërisë është problemi kryesor që bllokon komisionin. Kualifikimi juridik i kushtetutshmërisë do të thotë vallë nëse me largimin e gazetarëve dhe deputetëve dhe pengimin e deputetët të kryejnë punën e  tyre, është shkelur kushtetuta dhe cila dispozitë kushtetuese”, tha Ljubomir Fërçkovski, anëtar i Komisionit hetimor.

Reagon edhe Ilija Dimovski, kuadër i VMRO-së në Komision

“Neve na vjen keq për gjendjen aktuale, gjegjësisht dorëheqjen e paralajmëruar të kryetarit të Komisionit Hetimor. Dëshiroj t’ju informojë se mbrëmë, kryetari i VMRO-DPMNE-së realizoi një bisedë telefonike me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, Gjatë bisedës telefonike kryetarët u dakorduan që Komisioni Hetimor të vazhdojë me punimet, pa dallim ngjarjeve pasi ajo ka kuorum, ka legjitimitet politik që të përfundojë me obligimet. Ne mbetemi të përkushtuar në këtë punë dhe pranojmë çdo iniciativë që do të jepet dhe ju tregova se edhe kemi iniciuar gjatë ditës së kaluar gjatë bisedës mes Gruevskit dhe Zaevit që Komisioni menjëherë të vazhdojë me punë”, deklaroi Ilija Dimovski, anëtar i Komisionit hetimor.

KE: Të vazhdojë puna

Dorëheqja e paralajmëruar e Kryetarit të Komisionit që duhet t’i zbardhë ngjarjet e 24 dhjetorit që ndodhën në Kuvend, Borçe Davitkovski, nuk duhet të jetë pengesë për punën e Komisionit – theksoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button