Elvana Gjata fryn buzët? (Foto)
Spekulimet për operacionet plastike tek vipat janë gjithmonë të pranishme. Kjo për faktin se ata njihen nga publiku që në fillimet e tyre dhe më vonë.
Por jo gjithmonë njerëzit e njohur i pranojnë këto ndërhyrje në paraqitjen e tyre, pavarësisht se ato dallohen shumë lehtë.
Kësaj here në fokus është këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Bukuroshja ka postuar disa foto të fundit në rrjetet e saj sociale.
Pa mohuar faktin se ajo është paraqitet mjaft e bukur dhe tërheqëse, vihet re edhe një fryrje e buzëve të saj.
Elvana nuk e ka pohuar asnjëherë faktin e një ndërhyrjeje kirurgjikale në trupin apo fytyrën e saj, megjithatë fryrja e buzëve është diçka e dukshme. Për më shumë gjykojeni nëpërmjet këtyre fotove.