Pas rrëmujës në Kosovë, Lubonja lavdërohet nga serbët

Lubonja merr lëvdata në Serbi! Komentet e analistit dhe shkrimtarit nga Shqipëria, Fatos Lubonja se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së “janë vrasës” dhe se “elita politike në Shqipëria dhe Kosovës kanë mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së”, kanë zënë vend në shumicën e mediave të Serbisë.

Radio Televizioni publik i Serbisë në portalin e rts.rs i ka dhënë hapësirë të rëndësishme Lubonjës, duke cituar atë që ka thënë. “Në artikullin e botuar në numrin e muajit maj të revistës ‘Sudosteuropa’, Lubonja ka shkruar për mosreagimin e autoriteteve shqiptare pas lirimit nga Haga të ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Lubonja ka theksuar se megjithë se kishte dëshmi të mjaftueshme, Haradinaj është liruar. Sipas tij, dëshmitë ishte të vërteta”, shkruan rts.

Më pas në këtë artikull, rts thekson se këto komente te Lubonjës kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovës, derisa citon edhe deklaratën e Haradinajt se do ta padisë atë.

Po ashtu aty citohen edhe deklaratat e zëdhënësit të AAK-së, Ernest Luma i cili Lubonjën e quan “birë kurve”, pastaj mospajtimet që shfaqën ministrat Vlora Çitaku e Memli Krasniqi, etj.

Gati të gjithë komentuesit në këtë artikull e kanë ‘lavdëruar’ Lubonjën, duke shkruar se “ai e ka mirë” dhe se “shqiptarët e Kosovës më mirë do të kishin jetuar me Serbinë sesa të udhëhequr nga komandantët e UÇK-së”.

Komentuesit, të gjithë serbë, kuptohet, e kanë quar në “qiellin e shtatë” Lubonjën për “heroizmin dhe sinqeritetin e tij”. Pra, rezultati i kërkuar nga Lubonja u arrit, ai e ‘mbushi mirë bunarin e Serbisë’.

Lajme të ngjashme

Back to top button