Pas Kryeministrit Rama, në Beograd edhe Ministri Enver Hoxhaj i Kosovës

Në fund të detyrës së tij si Komisioner i Zgjerimit të Fqinjësisë së Mirë, Stefan Fyle, do të përpiqet të ulë për herë të parë në të njëjtën tryezë në Beograd, Ministrin e Jashtëm të Kosovës dhe atë të Serbisë njofton OraNews.

Unioni Europian, po tenton të organizojë në kryeqytetin serb takimin e radhës së nismës për “Bashkëpunim të Përforcuar në Kuadër të Procesit të Stabilizim – Asociimit, ku veç Shqipërisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, për herë të parë në një tryezë që mbahet në Serbi, të jetë i pranishëm edhe shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Takimi, do të tentohet të shihet si një vazhdimësi e konferencës së Ballkanit të nisur në Berlin, dhe pritet që veç Ministrave të Jashtëm të jenë pjesëmarrës edhe Ministrat e Ekonomisë së 6 vendeve të rajonit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për mbajten e konferencës dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të këtij niveli të lartë të Kosovës atje.

Iniciativa është parashikuar të mbahet në datën 23 tetor, një ditë pasi kryeministrit Edi Rama të mbajë vizitën historike pas 68 vitesh të një shefi të qeverisë shqiptare në Beograd.

Nisma duket se fakton edhe një herë, se perëndimi e dheh boshtin Tiranë-Beograd si një bosht kyç në rajon, duke i vlerësuar si dy kryeqytetet me peshë specifike në Ballkan.
Mbajtja e konferencës në 23 tetor, do të shënote dy momente historikë për dy shtetet shqiptare.

Thyerjen e tabusë përmes vizitës së një Kryemistri shqiptar pas më shumë se 6 dekadash në Beograd, dhe uljen për herë të parë në një tavolinë në Beograd, të Ministrave kosovarë dhe serbë.

Lajme të ngjashme

Back to top button