Sony me kamerë 20MP, sfidon Nokian

Sony planifikon të krijojë një model të ri të telefonit me të cilin do të konkurrojë me rivalët e tjerë në Android. Disa raporte thonë se Sony tashmë është duke e përgatitur një model të ri të telefonit, i cili do të veçohet për kamerën e avancuar me 20 mega-piksel.

Sipas uebfaqes kineze, ePrice, Sony së shpejti do të lansojë modelin Xperia i1, të cilin do ta pajis me ekranin e ndjeshëm në prekje me 5-inç full HD 1080p dhe procesorin 2.2GHz quad-core Snapdragon 800, shkruan Telegraf.

Mirëpo, siç thuhet, pika e dallueshme e këtij modeli të telefonit do të jetë kamera e pasme me 20.7 mega-piksel me sensorin 1/2.3-inch ExmorRS, i cili është i ngjashëm me atë të Galaxy Camera.

Xperia i1 gjithashtu do të përmbajë edhe 2GB RAM, baterinë me 3,000 mAh, 16GB memorie të brendshme, portin për microSD dhe kamerën e përparme me 2 mega-piksel. Prezantimi i Sony Xperia 11 pritet të bëhet në panairin e IFA Berlin më 4 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button