Lëndohen tre persona në aksidentin në magjistralen Gostivar-Kërçovë

Tre persona janë lënduar rëndë në një aksident në magjistralen Gostivar- Kërçovë .

Sipas policisë së Tetovës, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 në hyrje të Gostivarit. Nga arsye ende të panjohura dy automjetet ‘opel vektra’ e drejtuar nga М.М. (63) dhe “seat-ibica” e drejtuar nga D.T (37) janë përplasur me njëra tjetrën.

Dy drejtuesit dhe bashkudhëtarja S.M (59) janë transferuar në klinikat e Shkupit.

Në vendin e ngjarjes policia po kryen hetimet. Dëmi material vlerësohet të jetë diku rreth 200 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button