Beshiktashi i pafat, barazon në fund

Beshiktasi që ishte afër ta eliminonte Arsenalin nga Liga e Kampioneve, pas ndeshjeve kualifikuese dhe vetëm fati sportiv nuk ishte në anën e tyre, këtë herë djelmoshat e kroatit Sllaven Biliç, deklasuan me lojë Tottenhamin në “White Harte Line” dhe pa asnjë dyshim ishte skuadër binshëm më e mirë dhe meritoi më shumë se një barazim 1:1.

Rastet ishin gjithmonë për Beshiktasin ndërsa vendasit kaluan në epërsi me golin e Harry Kane, ndërsa mysafirët nga Turqia, pas rasteve dhe shtyllave të qëlluara më në fund barazuan rezultatin dhe atë në fund të ndeshjes, kur Demba Ba shënoi nga penalltia për rezultatin final.

Në grupin C prinë Asteras me 4 pikë, ndërsa pasojnë Beshikats dhe Tottenham me nga 2 pikë, 1 më shumë se Partizani i fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button