Krijohet ‘manteli’ që mund t’ju bëjë të padukshëm! (VIDEO)

Rochester Cloak është sistemi i parë multi-direksional dhe tridimensional që është ideuar ndonjëherë.

Zakonisht e kemi parë nëpër filmat fantastiko-shkencor. Por ekziston edhe realisht manteli i padukshmërisë.

Një ekip i studiuesve të “Rochester University” në New York sapo ka zhvilluar Rochester Cloak, një dispozitiv të përbërë nga një bashkësi prej 4 lentesh që lejon pikërisht të fshihet nga shikimi ajo që gjendet përtej këtij mekanizmi.

Rochester Cloak është sistemi i parë multi-direksional dhe tridimensional që është ideuar ndonjëherë dhe shfaq rezultate vërtet të pabesueshme.

Ky zbulim është publikuar në revistën “Nature communications”. Ndër të tjera, përsa i takon kostos së këtij dispozitivi, ajo vërtitet te 1000 dollarë. Gjithsesi duhet thënë se ka ende nevojë për t’u perfeksionuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button