Prej sot kush kapet pa biletë në autobus paguan 1000 denarë

Prej sot të gjithë ata persona që do të kapen pa bileta në autobus do të paguajnë gjobë prej 1000 denarëve. Deri më tani, nëse kapeshe pa biletë në autobusët e Ndërmarrjes Publike Transportuese paguheshte vetëm 300 denarë.

“Nëse personi nuk paguan 1000 denarë në llogarinë transakcionale të NPT-së atëherë në afat prej 8 ditëve do të iniciohet procedurë penale në inspektoratin e Qytetit të Shkupit për të paguar gjobë prej 50 eurove”, thuhet në vendimin e NPT-së të dorëzuar deri te Këshilli i Qytetit të Shkupit.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button