Lideri i LSDM-së Zaev u takua me ambasadorin e Shqipërisë, Çejku

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e shteteve të huaja në Maqedoni, pati takim pune me ambasadorin e Shqipërisë, Arben Çejku.

Siç njoftuan nga partia, në bisedimin konstruktiv, vëmendje më të madhe i është kushtuar rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe mundësia që opozita të ndikojë në thellimin e marrëdhënieve në këtë fushë.

Gjatë takimit janë shkëmbyer mendime edhe për bashkëpunimin bilateral në lidhje me ndihmën mes vete gjatë proceseve eurointegruese.

Është biseduar edhe për pyetje tjera të cilat i trajtojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe për tema tjera aktuale që lidhen me gjendjen politike dhe ekonomike të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button