Turqi, vajza që mësoi Kuranin në kohë rekord
![Mervete Jilmaz](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/22B96411A729FEC77910313CE39D4A86.jpg?fit=400%2C238&ssl=1)
Mervete Jilmaz, një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Turqia, ka arritur të memorizojë të gjithë Kuranin në arabisht në një periudhë kohore rekord, katër muaj.
Mësuesja e saj Hadixhe Keshfeli Oglu, thotë se Mervete ka aftësi memorizuese shumë të fortë, e cila e ka ndihmuar në memorizimin e Kuranit në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Ajo shto se veç kësaj, një rol të madh luan dhe vendosmëria dhe vullneti i saj i çeliktë.
Vetë Mervete citon se nuk i kishte vajtur në mendje se mund ta mësojë kaq shpejt Kuranin, edhe pse e dinte se ka aftësi memorizuese të fortë. Administrata e shkollës ku Mervete ka mësuar Kuranin, kanë vendosur që ta shpërblejnë me një vizitë në Qabe nxënësen e tyre të dalluar.