Ismaili: “Shpresoj në sukses dhe kualifikim”

Kampioni i Maqedonisë në futboll në sallë, ekipi i Zhelezarec prej sot do të qëndrojë në Pragë të Çekisë, ku do të vazhdojë garën për kualifikime në Ligën e Kampioneve.
Të përkujtojmë se kjo skuadër ku për momentin luajnë dhe dy futbollistë shqiptarë, Taulant Isamili dhe Ferid Agushi, ndë turneun parakualifikues që u zhvillua në Mal të Zi, arriti që të fitojë vendin e parë në konkurrencë me ekipin e Asa Ben Gurion nga Izraeli dhe FC Agama nga Podgorica e Malit të Zi. Zhelezareci izraelitët i kishin fituar me rezultat 9:4, ndërsa malazezët me rezultat 4:1.
Tani skuadra është bërë gati që të luajë ndeshjet kualifikuese për fazën finale, por gjithsesi se kjo nuk do të jetë edhe shumë e lehtë, pasi që në grup ka konkurrencë të madhe, ndërsa vetëm ekipi që fiton vendin e parë, do të kualifikohet.

Në grupin ku luan Zhelezareci janë këto skuadra:
1. FK EP Chrudim – Çeki
2. Sporting Club de Paris – Francë
3. MFC Stolista Minsk – Bjellorusi.

Taulant Ismaili
Taulant Ismaili

Pak para nisjes enkas për “Portalb” është prononcuar Taulant Ismaili i cili shpreson se ekipi i tij do të arrijë kualifikimin. “Gjithsesi se kemi punuar me shumë angazhim për këto gara dhe shpresojmë të korrim sukses, sepse si ekip posedojmë potencial për një gjë të tillë. Edhe pse kundërshtarët nuk i nënçmojmë, por ne shpresojmë në fitore. Sa i përket kundërshtarëve nga Bjellorusia, në ndeshjen e cila u zhvillua më parë në mes reprezentacioneve të Maqedonisë dhe bjellorusëve, ne korrëm fitore ndaj tyre dhe mendoj se mundë ta përsërisim një sukses të tillë. Ndërsa për kundërshtarët francez dhe çek nuk kemi njohuri paraprake për ta, vetëm se e dimë që kanë në ekipet e tyre futbollist nga brazili. Shpresojë që me ndihmën e Zotit të kthehemi fitimtar”, ka thënë në fund Ismaili. / Portalb /
Orari i ndeshjeve:
(30.09.2014) Sporting Paris – KMF Zelezarec
(1.10.2014) FK Era Pack – KMF Zelezarec
(3.10.2014) KMF Zelezarec – MFC Stolista Minsk

 

Lajme të ngjashme

Back to top button