LSDM: Le të sqarojë qeveria kush do të përfitojë nga kombinati ‘Xhumajlia’?

LSDM-ja sot i kërkoi qeverisë sqarime në lidhje me paqartësitë në marrëveshjen që biznesmeni Indian Subrata Roj e nënshkroi për agro – kombinatin Xhumajlija.

Nga kjo parti pyesin pse nuk është publikuar marrëveshja për turizëm dhe pse në marrëveshjen e publikuar  për tokën bujqësore në Xhumajli nuk  qëndron se qiramarrësi është Sahara Grup, por një kompani në pronësi të një personi fizik i cili jeton në Londër.

Pse shteti ka nënshkruar një marrëveshje me këtë kompani ku depozitimi themelues është 5 mijë euro dhe të cilat ende nuk janë paguar ende në Regjistrin Qendror. Si, kjo kompani me depozitë të papaguar themeluese, do ti paguan shtetit vetëm 120 denarë për hektar, kur të gjithë fermerët e tjerë në shtet për një tokë me të njëjtën cilësi paguajnë 600 deri në 1000 denarë. Nga LSDM pyetën nëse “Xhumajlija” prodhon njëjtë si para falimentimit, kjo do të thotë se nga shteti çdo vit do të merr nga 430 mijë euro subvencione.

“Në të njëjtën kohë i njëjti për 430,000 euro në vit duhet të paguaj qiranë në vlerë prej 121,000 euro. Kjo do të thotë se në të njëjtën bazë i lejohet fitim prej 300 mijë euro në vit në kurriz të shtetit, duke mos përmirësuar aspak funksionimin e objekteve të marra me qira, ose pjesërisht të plotëson shumën e garancisë bankare. Të nderuar qytetarë, këto janë vetëm dilemat kryesore që LSDM-i ka në lidhje me këtë marrëveshje”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button