Edhe një shkrimtar maqedonas shpallet ‘kodosh’

Akademiku dhe shkrimtari, Bozhin Pavlovski, në seancën e sotme të Komisionit për verifikimin e fakteve, është shpallur si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, siç konfirmoi për NovaTV.

Çedomir Damjanovski, është i vetmi anëtar në këtë komision që ka votuar kundër kësaj. Vendimi para gazetarëve nuk është publikuar.

Ndërkohë, akademiku Pavlovski, duke mos e pritur vendimin, me letër të hapur deri tek kryeministri Gruevski, ASHAM dhe Shoqata e shkrimtarëve, lajmëroi se heq dorë nga ASHAM-i dhe Shoqata e shkrimtarëve.

Njëkohësisht, kanë reaguar akademikët e tjerë Stardellov dhe Serafimovski, duke kërkuar që kjo “çmenduri” e lustrimit të ndalet.

Të hënën, u shpallën kodoshë edhe dy persona tjerë, lexoni më shumë: Lustrohen një akademik dhe ish drejtori i shërbimeve për kundërzbulim.

Reagon edhe shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë ndaj lustrimit të shkrimtarëve

Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë me brengosje e ndjek procesin e lustrimit të shkriktarëve maqedonas dhe kërkon të ndërpritet ky sulm që është i orientuar kundër faqeve më të ndritshme të letërsisë dhe kulturës nacionale maqedonase, thuhet në reagimin e SHSHM-së deri te, siç thuhet instancat më të larta shtetërore.

“Absurdi është aq më i madh që kjo hajkë kundër shkrimtarëve maqedonas tregon shenja të përpjekjes së devalvimit të vlerave në baza antimaqedonase dhe shkatërrimit të arritjeve shpirtërore dhe estetike, sipas të cilave Maqedonia njihet anembanë botës”, thuhet në reagim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button