Interi prezantoi blerjet e reja, Belfodil e Icardi

Interi prezanton dy përforcimet e reja në sulm, Ishak Belfodil dhe Mauro Icardi. Ish lojtarët e Parmas dhe Sampdorias u shfaqën përpara mediave me fanellën zikaltër, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tyre.

Në praninë e drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio, argjentinasi dhe algjeriani u shfaqën të lumtur për aventurën e re që starton nga kompleksi malor i Pizolos. 21-vjeçari, Ishak Belfodil, i cili u bë i njohur te skuadra emiliane e Parmas, shënoi 8 gola në 34 ndeshje gjatë sezonit të shkuar, por tashmë ai shikon nga e ardhmja sepse Interi është një faqe e re në karrierën e tij.

Por, në Milano ai do të drejtohet edhe nga një trajner i ri që është Walter Mazzarri.

“E njoh Mazzarrin që prej një jave dhe mund të them se ai punon shumë duke dhënë më të mirën e tij gjatë seancave stërvitore. Ka folur me të gjithë lojtarët, duke na këshilluar këshilloi të bëjmë lëvizje të studiuara mirë, pavarësisht rolit që do të kemi në fushën e lojës. Mua më pëlqen të luaj si sulmues i parë por mund të përshtatem në çdo pozicion të sulmit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button